Drama e emigracionit, babë e bijë gjenden të mbytur në kufirin ShBA-Meksikë

Një imazh i një babai me vajzën e vet mbytur në Rio Grande që ndan Teksasin nga Meksika, ka qarkulluar në mediat kryesore të botës si dëshmi dhe simbol i kohës sonë. Fotoja është shkrepur nga gazetarja Julia Le Duc dhe është komentuar gjerësisht.

Oscar Alberto Martinez, është mbytur me vogëlushen e tij 23 muajshe Angie Valeria, me fytyrën zhytur në ujin me baltë. Ato pamje që Mesdheu shpesh ia fsheh syve të botës, lumi në kufirin meksikano-amerikan i ka shfaqur në formën e një tragjedie familjare. Njësoj si në kufirin detar turko-grek me sirianët që mbyteshin, edhe vajza e vogël e ka mbyllur jetën në një botë që po shton kufijtë, po hermetizohet përherë më shumë./respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne