Drejt zëvëndësimit të mishit të kafshëve me mish artificial

Rritja e popullsisë globale ka sjellë dhe rritjen e kërkesës për mish ndaj studiuesit japonezë po shkojnë drejt gjetjes së një alternative të re si mishi artificial, e që mund të ketë një impakt të madh në tregjet e sotme ushqimore globale.

“Në vitin 2050 popullsia botërore do të arrijë në 9 miliardë. Do të jetë e vështirë që mishi i kafshëve të plotësojë nevojat e njerëzve. Kështu, sipërmarrësit ushqimorë në Japoni duan të vendosin këmbët në këtë fushë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Shoji Takeuchi, profesor në Universitetin e Tokios.

Studiuesit po përdorin qelizat muskulare të kafshëve për kultivimin, centimetër pas centimetri, të një porcioni katror të atij që e kanë quajtur bifteku artificial.

Procesi i kultivimit,zgjat rreth një javë, ndërsa sa i përket shijes, studiuesit thonë se do të implementojnë yndyrë, gjak e madje edhe kocka në mishin artificial për ta bërë atë sa më pranë mishit të vërtetë.

Prodhimi i mishit artificial bazohet tek qelizat e kafshëve, por pa i vrarë ato. Diçka e tillë mund të garantojë sigurinë ushqimore, njëkohësisht duke reduktuar barrën në mjedis./opinion

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne