Opinion Shqiperia

Drejtesi jo hipokrizi ministrore për dy pilotet e vrare ne Liqenin e Shkodres

Nga Gjergj Thanasi.

Në 2 vjetorin e vrasjes së dy pilotëve ministrja Olta Xhacka performoi një spektakël hipokrizie me familjarët e dy pilotëve të ndjerë. Ministrja u përpoq t’u tregonte shqiptarëve se ajo personalisht nuk harron sakrificat deri në vetmohim të ushtarakëve shqiptarë. Ministrja në kuadrin e qeverisjes –spektakël të “Rilindjes” nuk harroi të bënte edhe fotot e rastit me familjarët e dy pilotëve të vrarë, dëshmorë të Atdheut dhe njëkohësisht viktima të minimumit pakujdesisë kriminale të drejtiuesve të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm si edhe të Forcave Ajrore Shqiptare. Ministrja vazhdoi me litaninë e zakonshme të së ashtuquajturës modernizim e reformim të vazhdueshëm të armës së aviacionit, si edhe nevojës e gadishmërisë së ushtarakëve shqiptarë për të bërë sakrifica, qoftë edhe atë më sublimen, sakrificën e jetës për kombin, popullin dhe Atdheun.

Pilotët u vranë, nuk vidiqën aksidentalisht

Zonja ministre, meqenëse i takoi, bëri edhe foto e propagandë me të afërmit e dy pilotëve të vrarë do bënte mirë për t’ua lehtësuar dhimbjen e madhe t’i informonte familjarët për shkaqet e vrasjes së 2 pilotëve. Personalisht 2 javë para rënies së helikopterit kam paralajmëruar për mundësinë e lartë të ndodhjes së fatkeqësive ajrore me helikopterët Super Puma prodhim franko-gjerman. Askush nuk morri masa, që mos ndodhte hataja. Askush nuk hetoi në këtë pistë (korrupsion me tenderin e karburantit të helikopterëve) pas vrasjes së dy pilotëve. Për lexuesin ofroj linkun e shkrimit të botuar fiks 20 ditë para rënies së helikopterit. Linku: http://opozita.com/2016/03/gerdeci-sypeshkaqeni-dhe-sypeshkabucet-e-rilindjes/. Ministrija poi a mbajti le të tregojë kurajo e të porosisë personelin e shërbimit sekret të ushtrisë të hulumtojë në këtë psitë.

Si u fshehën gjurmët e krimit?

Përvec dy pilotëve të vrarë: kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha në helikopter në momentin e rënies në liqen ishte dhe ushtari profesionist Gerald Baramuca, i cili mbeti i plagosur nga rënia e helikopterit ne liqen. Theksojmë se ushtatri gjendej në helikopter në kundërshtim flagrant me rregulloren. Atij kurrsesi nuk i lejohej të fluturonte me helikopter. Si hipi ushtari në fjalë në helikopter? Si u lejua të flutoronte helikopteri me një pasagjer në kundërshtim me rregulloren ushtarake në fuqi? Cfarë deponoi në prokurori ushtar Geraldi për shkaqet dhe rrethanat e hipjes në helikopter? Pse pas vrasjes së dy pilotëve një ushtarak i lartë (kolonel) u lirua nga ushtria, për shkelje rregulloreje në heliodromin e Farkës? Pse nuk u hetua kurrë problematika e karburantiti të përdorur nga helikoptëri franko-gjerman Super-Puma  EC-145?

Personalisht në 22 tetor 2016 në bordin e dragaminës franceze “Lyre” kam pyetur atasheun ushtarak francez, që e mbulonte Tiranën nga Roma, kolonelin e forcave ajrore franceze Daniel Venturi, nëse kishte mbërritur në Shqipëri ekspertiza e kompanisë prodhuese të helikopterit për shkaqet e dyshura të rrëzimit të helikopterit. Pyetjes sonë për konkluzionet e ekspertizës teknike për shkaqet e rrëzimit të helikopterit “Super Puma” EC 145 në Liqenin e Shkodrës, Kol. Venturi ju përgjigj se nuk ka asnjë informacion.

Kjo ekspertizë nuk po bëhet nga francezët, por nga gjermanët. Ky tip helikopteri, ndonëse prodhim i kompanisë “Eurokopter” dhe i blerë nga pala shqiptare në Francë, faktikisht prodhohet në uzinat gjermane dhe jo franceze, prandaj me ekspertizën e shkaqeve të fatkeqësisë ajrore po merret pala gjermane.Për më shumë shkrimi i plotë është në linkun: http://www.opozita.com/2016/10/franca-ne-durres-anije-30-vjecare-dhe-kapitene-simpatike/

Ftoj zonjën ministre, që në vend të propagandës duke instrumentalizuar dhimbjen e familjarëve të dy pilotëve të vrarë, le të bëjë publike ekspertizën e firmës prodhuese të helikopterit për shkaqet e dyshura të rrëzimit të tij dhe vrasjes së dy pilotëve.

Ftoj gjen. Kollcakun shefin e Shtabit të Përgjithshëm, që duke pasur edhe një të shkuar në shërbimin sekret ushtarak (ish SHIU) të hulumtojë pse dhe si u vranë realisht 2 pilotët, që shpejt e shpejt u shpallën “Dëshmorë të Atdheut” për të mbuluar me një copë shkresë me vulë kryeministrie një krim shtetëror.

Zonja ministre bën mirë, që ta trajtojë seriozisht këtë punnë  e helikopterëve të prodhuar nga kompania Eurocopter, jo për ndonjë gjë po vetë ajo madje edhe kryerilindasi kryeminsitër jo rrallë udhëtojnë me të tillë helikopterë.Minsitrja bën mirë të tregojë vëmendje se në rast të një hataje të re me ministren apo larg qoftë me kryerilindasin në bord do të na dëmtohet jo vetëm siguria kombëtare e Shqipërisë, por edhe ajo e tërë organizatës së NATO-s! Në të kundërt më mirë të udhëtojnë me helikopterët e vjetër, por të sigurtë F. 105 prodhim safi gjerman, sesa me këto fluturakët e rinj e modernë por problematikë. Le të shpresojmë që në të ardhmen familjeve të dy pilotëve të vrarë t’u ofrohet transparencë: si dhe pse u vranë dy të dashurit e tyre, sesa me dhimbjen pakufi të familjarëve të bëhet spektakël e të ofrohet hipokrizi deri në heqje barku e të vjellash!

 

GJERGJ THANASI

OPINIONE