Shqiperia

Drejtor i OSHEE-së dhe shef Komisariati, si u katapultuan në poste të rëndësishme protagonistët e përgjimeve të Dibrës

Në 16 përgjimet e publikuara dje nga “Bild”, përveç, Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Pjerin Ndreut ishin dhe disa mer atë tjerë që ishin përfshirë në to. Arben Keshi, Drini Gjeçi, Bekim Krashi e Reshat Elezaj, ishin këta emrat e zyrtarëve lokalë të PS që ishin përfshirë.

Por kur kanë kaluar gati tre vite nga ajo kohë, kur kanë ndodhur telefonat të gjithë emrat e përfshirë vijojnë serish të kenë funksione publike.

Bekim Krashi i cili dëgjohej teksa komunikonte me ministrin Damian Gjiknuri është biznesmen në fushën e ndërtimit. Prej vitit 2016 por edhe aktualisht ai mban postin e drejtorit të OSHEE në Dibër.

Arben Keshi në vitin 2011 ka qenë kandidat i Partisë Socialiste për Komunën e Maqellarës, ndërsa në 2013 ka qenë i katërti në listën e PS për deputet i Qarkut Dibër. Gjate 2016-s, Arben Keshi mbante postin e drejtorit të qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Shqipëri. Një vit pas zgjedhjeve vendore për Bashkinë Dibër, në 2017 ai u emërua shef i komisariatit të Bulqizës, ndërsa aktualisht punon pranë sektorit të krimit ekonomik në Policinë e Dibrës.
Drini Gjeçi në vitin 2016, kohe kur u zhvilluan zgjedhjet vendore në Dibër, mbante postin e Drejtorit te Drejtorisë Rajonale Arsimore në Bashkinë Dibër. Në përgjime ai dëgjohet teksa kërcënon mësuesit me vendin e punës kur iu kërkon votën për kandidatin Muharrem Rama. Aktualisht Drini Gjeçi mban postin e nen drejtorit te gjimnazit Said Najdeni në Peshkopi.

Reshat Elezaj emri i të cilit përmendet nga deputeti socialist Pjerin Ndreu ka qenë mësues dhe më pas në vitin 2017 drejtor i shkollës Reç. Elezaj u shkarkua një vit më parë dhe u zhvendos në Tirane ku banon aktualisht.

Në ditë më parë gazeta gjermane “BILD” publikoi përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër. Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama. Për këto përgjime Rama u shpreh se do të hedhë në gjyq gazetarin. Ai theksoi se përgjimet janë përdorur nga PD për shantazh dhe janë nxjerr nga prokurori që është shërbëtor i Saliut./dosja

OPINIONE