Drejtori i Al Jazeera: Nuk mbyllemi pse disa qeveri e duan këtë

Drejtori menaxhues i kanalit të lajmeve në gjuhën angleze të Al Jazeeras, me qendër në Doha, Giles Trendle, ka folur për Anadolu Agency (AA) rreth presionit në rritje ndaj Katarit, i cili mbetet i përfshirë në një mosmarrëveshje politike disa javore me shtetet mike arabe të cilat kërkojnë mbylljen rrjetit të shquar të lajmeve.

Sa i përket pozicionit të Al Jazeera në krizën mes Katarit dhe disa shteteve arabe, Giles Trendle tha se nga lista që është raportuar kanë kuptuar se mbyllja e Al Jazeera është një nga kërkesat.

“Por, si Al Jazeera, ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë gazetarinë tonë të guximshme dhe bindëse. Jemi të përkushtuar në raportimin e sinqertë dhe të drejtë në mbarë botën. Qëndrojmë të përkushtuar për misionin tonë editorial”, tha ai.

Ai tha se Al Jazeera ka patur përvoja të vështira edhe para vitit 2011. “Gazetarët tanë janë burgosur dhe vrarë ndërsa zyrat tona janë mbyllur edhe para kësaj.

Që nga viti 2011, Al Jazeera filloi të raportojë për të ashtuquajturën ‘Pranvera Arabe’ dhe për shpresat dhe ëndrrat e një brezi të ri. U bë një platformë për zërat e burrit dhe gruas në rrugë. Mendoj se ka regjime dhe qeveri në rajon që ndihen të kërcënuara nga ky ndryshim dhe nga shpresat dhe idealizmi, si dhe nga optimizmi i këtij brezi të ri. Unë mendoj se kjo është një nga arsyet pse Al Jazeera është në qendër të vëmendjes, ndërsa mbyllja e saj në listën e kërkesave”, thotë Trendle.

Lidhur me akuzat se Al Jazeera nxiti njerëzit që të rebeloheshin kundër sunduesve të tyre dhe të dilnin në rrugë në vitin 2011, Trendle thekson se “Al Jazeera raportoi se çfarë po ndodhte, ajo nuk nxiti, dhe ky është një dallim i madh. Ngjarjet, revolucionet apo kryengritjet ishin spontane. Kemi ndjekur dhe mbuluar këto protesta. Ne nuk i udhëheqëm ato, as nukri nxitëm të njëjtat”.

Në vijim drejtori i Al Jazeera përgënjeshtroi akuzat se Al Jazeera mbështet DEASH-in dhe Al-Kaedën.

“Së pari, politika jonë është të raportojmë në mënyrë të saktë dhe në mënyrë të drejtë, pra kjo është politika jonë editoriale. Përballemi me shumë akuza se jemi pro-DEASH apo pro Al-Kaeda, pro-Hezbollah, pro-Hamas, pro-Vëllazëria Muslimane, pro-Izrael, pro-Amerika. Do të më duhet një magji e vërtetë që në të njëjtën kohë të jem pro të gjithë këtyre”, potencon Trendle.

“Atë që mund të them, është se përmbajtja jonë është on-line dhe secili mund të ketë qasje në ueb faqen tonë ose të shikojë programin tonë dhe të gjykojë vetë. Sfidoj secili që mund të gjejë një artikull ku ne jemi pro dikujt. Këto akuza nuk paraqesin një çështje të vërtetë”, thotë më tej ai.

Ai gjithashtu tregon se “ka pasur momente në të kaluarën ku zyrat tona janqë mbyllur në shtete të botës arabe, por tani jemi në një situatë të re”.

“Zyrat tona më parë janë mbyllur në Arabinë Saudite dhe Jordani ose na është bllokuar sinjali i emetimit të programit bashkë me faqen e internetit. Kjo është një masë siç thotë George Orwell, drakonike, dhe e ashpër. Ata janë të ashpër dhe autokrat. Përpjekjen për të mbyllur Al Jazeera-n e shohim si një përpjekje për të zhveshur median nga lirina e shprehjes. Ne dënojmë ashpër masat siç janë mbyllja e zyrave apo bllokimi i faqeve të internetit dhe dënojmë punët që prodhojnë ‘televizorë të zhurmshëm’ (pa sinjal)”, tha Trendle.

Ai shprehet se krizën do ta lë në duart e politikanëve, dhe sa për Al Jazeera, do të vazhdojnë dhe janë të përkushtuar të vazhdojnë.

“Ne nuk besojmë që dikush ka të drejtë të parandalojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e fjalës. Ne nuk pranojmë që ndonjë vend ka të drejtë ti tregojë një vendi tjetër të ndalojë transmetimin. Për shembull, është pak e çuditshme që Gjermania ti thotë Britanisë të ndalë BBC-në, ose Bashkimi Evropian ti thotë Turqisë të mbyll Anadolu Agency”, thekson Trendle.

Sipas tij, vizita e ministrit të Jashtëm turke në shtetet e përfshira në krizë ka bërë që shteti të ketë qasje të matur.

“Unë në fakt po kënaqen së shijuari qumështin turk dhe produktet turke. Mendoj se vizita e ministrit të Jashtëm të Turqisë në shtetet e përfshira në krizë ka bërë që shteti të ketë një qasje të matur. Pozicioni i Turqisë është i balancuar nëse e krahasoni atë me disa vendeve tjera. Për shembull, në Amerikë, ka konfuzion, kur Trump (presidenti) thotë diçka dhe Tillerson (sekretari i Shtetit) thotë një gjë tjetër. Është një rajon shumë i ndishëm dhe një situatë shumë e ndishme. Ka nevojë për mirëkuptim dhe qetësi dhe mendoj se Turqia e ka treguar këtë”, vlerëson ai.

Trendle më tej foli edhe për kërkesat për mbylljen edhe të mediave tjera së bashku me Al Jazeera-n.

“Nuk ishte vetëm Al Jazeera. Kishte edhe faqe të internetit në listën me kërkesat ku qëndronin faqe të tjera si Arabi al-Jadeed dhe Arabi 21, Rassd, Syri i Lindjes së Mesme, por Al Jazeera kryesonte listën e kërkesave. Çdo përpjekje për të mbyllur mediat pa një justifikim të qëndrueshëm, kërcënon lirinë e shprehjes. Media transparente është shtylla e shoqërisë pluraliste dhe demokratike, është shtyllë e një shoqërie të shëndoshë”, nënvizon drejtori i Al Jazeera, Trendle.

Në pyetjen nëse do të ndryshojë Al Jazeera politikën e saj redaktuese si rezultat i kësaj krize, Trendle me përgjigje: “Do të vazhdojmë të kryejmë rolin tonë si gazetarë, që është të raportojmë në mënyrë të sinqertë dhe të drejtë dhe t’u parashtrojmë pyetje të vështira qendrave të pushtetit. Nuk mund të ndryshojmë vetëm nga shkaku se disa qeveri duan që ne ta bëjmë këtë”, tha mes tjerash Trendle.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne