Driloni dhe Prespa, më shumë shërbime për turistët

Këtë sezon veror turistëve të Drilonit do t’i vijë në ndihmë një Qendër Vizitorësh.
Qendra me sipërfaqe prej 32 metra katror, do të jetë në funksion të turistëve dhe vizitorëve mjedisor duke ofruar informacion, guida turistike, fletëpalosje dhe broshura.

Turistëve vendas dhe të huaj do ju sigurohet një informacioni nevojshme, këshilla dhe orientime turistike për qytetin e Pogradecit dhe më gjerë.

Gjatë vitit të kaluar Liqeni i Pogradecit numëroi rreth 360 mijë turistë një pjesë e mirë e të cilëve kanë qenë dhe vizitorë të Monumentit të Natyrës, Drilon.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, 5 qershor në Qendrën e Vizitorëve të Prespës, çelet faza e dytë e Projektit “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Prespë”. Projektit financohet nga Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, INCA-s Ministria e Mjedisit dhe Banka për Zhvillim.

Në qendër të këtij projekti janë investimet e mëtejshme në Parkun Kombëtar të Prespës në përfitim të popullsisë lokale, të diversitetit biologjik dhe një mbështetje fillestare për zhvillimin e Rezervës së re të Biosferës të miratuar nga UNESCO, raporton “Scan”.

Qëllimi i Projektit është që të reduktojë shfrytëzimin mbi burimet natyrore dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës të popullsisë në Parkun Kombëtar të Prespës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne