“Dua leje për të ikur me të dashurin në Kinë!” Skandal në e-albania, aprovon çdo kërkesë për të dalë pas orës 22:00

Në një kohë kur numri i të prekurve po rritet çdo ditë dhe po ashtu numri i viktimave shtohet çdo ditë e më shumë për shkak të COVID-19, një tallje e madhe po u bëhet shqiptarëve nga portali e-albania.

Bëhet fjalë për lejet që portali qeveritar u jep qytetarëve për të lëvizur në fashë orarin e kufizuar, pra mes orës 22:00 e deri në 06:00 të mëngjesit.

Komiteti Teknik i Ekspertëve që po menaxhon pandeminë COVID-19, disa ditë më parë doli në një vendim, ku pas orës 22:00 deri në orën 06:00 do të lejohet të lëvizet vetëm për dy arsye, për punë dhe për arsye të domosdoshme.

Por, ndryshe nga se çfarë ndodhi disa muaj më parë, kur ishte karantina që të merrje leje tek e-albania ishte një mision i pamundur, në izolimin e pjesshëm mund të marrë leje çdo kush, mjafton të aplikojë tek ky portal.

Descript.al bërë një vëzhgim për mënyrën sesi mund të merret leja tek e-albania, duke aplikuar për një të tillë tek opsioni i lejes për arsye së domosdoshme.

Pasi plotësuam të gjitha informacionet me të dhënat e domosdoshme, si arsye të domosdoshme për të lëvizur vendosëm: Pushime me të dashurin në Kinë.

Në pak momente neve na erdhi konfirmimi dhe aprovimi i lejes që të shkojmë me pushime në Kinë me të dashurin.

Duke parë procedurat që ndiqen nga ky portal, ngrihen dyshime të forta lidhur me gjithë menaxhimin që po i bëhet kësaj pandemie nga qeveria.

Po ashtu, përse duhet të jetë opsioni i marrjes së lejes tek e-albania, kur nuk ka asnjë filtër se kush duhet të marrë ose jo leje, e aq më tepër të angazhohet e gjithë Policia e Shtetit pas orës 22:00 në menaxhimin e atyre që dalin nga shtëpia pas këtij orari.

Shumë herë, në media ka pasur akuza të forta ndaj AKSH-it, që ka në varësi e-albanian, si për tendera që ajo bën në kohë pandemie si dhe për të dhënat që u merr qytetarëve për shërbime të detyrueshme. /Descript

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne