Rajoni

“Dua të vras një fëmijë shqiptar”/ Arrestohet serbi që kërcënoi gazetaren

Me urdhër të prokurorisë, policia e Serbisë ka arrestuar një person i cili kërcënoi gazetaren e televizionit rajonal N1, Zana Cimili. Personi u arrestua nën akuzën për tentim të kryerjes së krimit me akuzën “shpërndarje e urrejtjes fetare e kombëtare dhe cenim të sigurisë”.

Serbi e kishte kërcënuar gazetaren shqiptare në rrjetet sociale ku i kishte shkruar se “është dëshirë jetësore që të vrasë një shqiptar, madje një fëmijë shqiptar” duke shtuar se shpreson “për një luftë të re në Kosovë gjatë së cilës shqiptarët do ta ndjejnë zemërimin serb”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e morri me shqetësim njoftimin e korrespondentes së televizionit N1 në Kosovë dhe reagoi për këtë. Aktin e dënoi edhe televizioni N1 dhe Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë.

Për këtë, reagoi edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila tha se “kërcënimet ndaj gazetares së N1, Zana Cimili, janë të papranueshme dhe e meritojnë të dënohen. Është e vështirë të mendohet se dikush në shekullin e 21, mund ta kërcënojë dikë në këtë mënyrë”./ lapsi

OPINIONE