“Duam pagën e luftës”, punonjësit e fasonerisë në Vlorë dalin në protestë

“Sot është data 12 maj, dhe ende nuk kemi marrë ‘pagën e luftës’, ne dyshojmë se fasoneria ku ne punojmë nuk ka aplikuar fare që ne të përfitojmë, kemi familje për të mbajtur me bukë, ndërsa këta tallen”.

Kështu tha një protestuese e cila akuzoi kompaninë e fasonerisë se nuk ka aplikuar që punonjësit e saj të marrin ‘Pagën e Luftës’.

Më tej deklaruan se protesta do të vazhdojë deri sa të zgjidhet problemi i tyre.

“Ne do ta vazhdojmë protestën deri sa dikush të përgjigjet e të zgjidhet halli jonë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç protestës, prandaj do të qëndrojmë këtu deri sa të marrim atë që na takon me ligj”, shpjegoi një tjetër protestuese.

/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne