Duart lart Edi Rama, je kapur në flagrancë!

Përgjimet e fundit të nxjerra prej dosjes 339/1 nga gazeta më e madhe gjermane “Bild”, kanë nxjerrë zbuluar skemën kriminale se si Edi Rama me Rilindjen e tij, mban i vetëm Timonin qeverisës dhe në çfarë mënyre, ai në bashkëpunim me krimin kap votën për të siguruar pushtet absolut dhe nëpërmjet tij për të grabitur financat dhe pasuritë e vendit në llogari të një grushti të ashtuquajtur biznesmenë.

Përgjimet e fundit, të cilat na tregojnë se janë shkrirë kufijtë mes krimit, partisë dhe institucioneve shtetërore, tashmë për të gjithë shqiptarët, përbëjnë një kapje në flagrancë për organizatën e Ramës në pushtet. Pikërisht këtë situatë ka pasqyrua në punën e tij të radhës botuar te Mapo mjeshtri i karikaturës Bujar Kapexhiu të titulluar; “Brenda dosjes 339”./standard

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne