Dubai, vendi i bosave: Një biznesmen pagoi 9 milionë dollarë, vetëm për targën e makinës

Në Dubai, ku policia nget makina luksoze Bugatti dhe aty ku automjete tepër të shtrenjta mund të gjenden “të braktisura” në rrugë, është shumë e vështirë të dallohesh prej të tjerëve, por një njeri i pasur nga India ia arriti të bëjë këtë.

Më saktësisht, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për burrin që vendosi të ndajë rreth 9 milionë dollarë për targën e regjistrimit për makinën e tij, e cila mban vetëm numrin 5.

Siç thuhet më tej, biznesmeni pasurive të patundshme, Balwinder Sahni, i cili përveç numrit 5 disponon edhe targën me numrin 9.

Të dy targat gjenden të vendosura në veturat e tij luksoze Rolls Royce, dhe zotëriu përkatës zotëron gjashtë makina të tilla dhe nuk dëshiron të qëndrojë me kaq.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne