Duhej të ishte në arrest shtëpie, kush është Kelmend Xhaferri që u kap në Porsche me pistoletë

Kelmend Xhaferri duhej të ishte në arrest shtëpie. Këtë masë sigurie kishte vendosur Gjykata e Krimeve të Rënda për të. Por 36 vjecari jo vetëm që e kishte thyer masën e sigurisë por u kap me pistoletë duke shëtitur rrugëve të Elbasanit me mjetin luksoz “Porsche”.

“Në lagjen “5 Maji” në rrugën “Lef Nosi” shtetasi Kelmend Xhaferri, 36 vjeç, i cili drejtonte një automjet tip “Porsh” me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s’ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin”, thotë policia e Elbasanit.

Në shtator të vitit të kaluar, Kelmend Xhaferri ishte protagonist i një incidenti të rëndë me policinë.

Kelmend Xhaferri, 36 vjeç banues në Elbasan mbrëmjen e 18 Shtatorit, ishte duke udhëtuar me një mjet luksoz bashkë me Ledio Zabelin. Pasi ata u ndaluan nga policia, aty mbërriti Audi i blinduar që goditi makinën e policisë. Në media është shkruar se Xhaferri dhe Zabeli ishin “ushtarët” e Suel Celës, i shpallur në kërkim për incidentin e rëndë të shtatorit. Asokohe Xhaferri u la në arrest shtëpie, jo për përgjegjesi direkte per ngjarjen, por se në banesë iu gjetën pushkë.

*kronika e shtatorit: Cfare ndodhi tek tregu ushqimor i Elbasanit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne