Bota

Duhet të formojmë marrëdhënie me shtetin sirian

6 detyra nga Kılıçdaroğlu për anëtarët e partisë

Lideri i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kılıçdaroğlu tha: “Ne jemi duke bërë një thirrje të hapur dhe të qartë. Kaloni në kontakt të menjëhershëm me qeverinë siriane. Nëse integriteti territorial në Siri duhet të sigurohet, nëse ndalet gjaku, është e nevojshme që menjëherë të krijohet një marrëdhënie me shtetin dhe qeverinë siriane.” Kılıçdaroğlu, i cili i konsideronte 5 probleme themelore në fjalimin e tij, u dha 6 detyra anëtarëve të partisë.

Duke folur në Kongresin e 36-të të Partisë, lideri i CHP, Kılıçdaroğlu tha: “Ky kongres është kongresi i atyre që duan qetësi dhe paqe në këtë vend. Ky kongres është kongresi i atyre që u përpoqën me guxim për drejtësi. Ky kongres është kongres i atyre që janë Moisi kundër Faraonit. Ky kongres është kongres i atyre që nuk janë memecë ndaj persekutimit. Ky kongresë është kongres i atyre që e mbrojnë të drejtën dhe ligjin.”

‘TURQIA PËRBALLET ME 5 PROBLEME THEMELORE’

Disa nga parashtrimet e deklaratës së Kılıçdaroğlut, i cili tha se Turqia përballët me 5 probleme themelore, janë si më poshtë:

Sot, Turqia po përballet me probleme pyetje themelore. Është një tablo pesimiste. Turqia ka pasur një problem themelor në pushtet, në vitin 2002. Ishte e njohur si çështje e kurdëve. Kësaj i’u shtuan 4 probleme. Problemi i demokracisë, arsimit dhe i politikës së jashtme. Problemi i parë themelor ishte se në vitin 2002, dështoi organizata e terrorit. Problemet dolën në masë të madhe nga agjenda e Turqisë. Pas vitit 2002, ata që ishin në pushtet, së pari u ulën në tryez me organizatën terroriste dhe pastaj mbajtën takime me PYD-ën.

Sot, terrorizmi që kërcënon paqen sociale ka filluar të dalë nga një gjeografi e ngushtë dhe të tregojë praninë e saj në një zonë të gjerë gjeografike. Ne dërgojmë nga këtu përshëndetjet për ushtarët turq të cilët po luftojnë në Afrin për këtë vend, për ne dhe për fëmijët tanë. Ne gjithashtu shprehëm qëndrimin tonë kombëtar në mënyrë të hapur dhe të qartë. Dikush po përpiqet të paraqesë operacionin e Afrinit sikur të ishte vendimi i partisë. Ushtria nuk është ushtria juaj, është e Mustafa Kemalit.

‘DUHET TË FORMOJMË MARRËDHËNIE ME SHTETIN SIRIAN’

Ne jemi duke bërë një thirrje të hapur dhe të qartë. Kaloni në kontakt të menjëhershëm me qeverinë siriane. Edhe qeveria siriane, edhe ne qëndrojmë pranë integritetit territorial të Sirisë. Nëse integriteti territorial në Siri duhet të sigurohet, nëse ndalet gjaku, është e nevojshme që menjëherë të krijohet një marrëdhënie me shtetin dhe qeverinë siriane. Duhet të krijojmë një marrëdhënie të ngjashme edhe me qeverinë e Irakut. Quajeni çështje kurde apo sidoqoftë. Partia e vetme për të zgjidhur këtë është CHP.

‘PËR CILËN PJESË TË LOZANËS PO DEBATON, TË KA MUNGAR SEVRI?’

Problemi ynë i dytë është politika e jashtme. Ne jemi kundër një tabloje të Turqisë që kritikojnë të gjithë. A thuhej në vitin 2002 se Turqia ka një problem të mbijetesës? Ata që thojnë se na kanë mashtruar duhët të zbresin nga shpina e Turqisë. Politika e jashtme duhet të jetë kombëtare. Për cilën pjesë të Lozanës po debaton, të ka munguar Sevri? Lozana është dokumenti i nderit i luftës kombëtare çlirimtare. Këtë nuk mund t’a diskutojmë me askënd.

Problemi i tretë themelor është arsimi. Nëse e prishni arsimin e një vendi, ai vend nuk mund të ndërtojë një të ardhme të shëndetshme. Edhe arsimi duhet të jetë kombëtar. Arsimi nuk bëhet me qëllim për të ngritur një militant partiak politik. Kjo qeveri nuk ka politikë të arsimit. Turqia është vendi i vetëm që i përdor fëmijët e vet si subjekte në arsim. 80 nga 100 familje duan që fëmija i tyre të studiojë jashtë vendit. Kjo është një nga të dhënat që tregojnë se arsimi i Turqisë u zhvendos deri në pikën e falimentimit.

‘AI QË IU SHËRBEN LOBEVE TË INTERESIT ËSHTË PUSHTETI’

Po e them në mënyrë të hapur dhe të qartë. Ai që i’u shërben lobeve të interesit është pushteti. Do të jap informata shumë të qarta. Gjatë 15 viteve të fundit, shuma e interesit të paguar për një grup të investitorëve jashtë vendit është 148 miliardë dollarë. Ata paguan interes për një grup investitorësh. 689 miliardë lira. Zotëri, le ta ulim interesin .. është shumë i lartë .. A nuk jeni sundimtar? Ju tashmë jeni një sundimtar që iu shërben fajdexhive dhe lobeve të interesit. Ne do ta çojmë vendin në grupin prodhues. Çfarë ndodh nëse u shërbeni lobeve të interesit? Ndodh papunësia. Turqia sot përballet me një problem serioz të papunësisë. Të papunët tani janë të detyruar t’a djegin veten. Ata rrisën të ardhurat e tyre me politikën e ndjekur, dhe e vënë qytetarin në borxhe.

Zotëri, CHP nuk po interesohet për çështjen e qytetarit… Cila parti solli problemin e nënkontraktuesit në axhendën e këtij vendi? Ne thamë se paga minimale do të ishte 1500 lira. Të gjitha komunat tona e kanë zbatuar atë. A nuk do t’i gjejë qeveria paratë. Ka para për fajdexhi, për rentijer. Ne do ta ndryshojmë këtë rrotë. Fshatarët e pyllit janë shtresa më e varfër. Secili prej tyre pranohet si punëdhënës i qeverisë. Ata që iu dalin në ndihmë fshatarëve të pyllit jemi prapë ne. Ne jemi ata që po flasim për problemt e fermerëve dhe shoferëve të kamionit. Kush ka ndonjë problem do të vijë tek ne.

‘NË ZGJEDHJET E ARDHSHME DO T’I MARRIM KËTO PROVINCA, DO TË SHKRUAJM HISTORI’

Sot ka shqetësime, askush të mos shqetësohet. Ne do të mbrojmë drejtësinë dhe guximin. Me lejen e Allahut, ne do të marrim Ankaranë, Stambollin, Bursën, Manisan, Antalianë, Balikeshirin, Mersinin dhe Adanan, në zgjedhjet tona të ardhshme. Do të shkruajmë një histori. Do ta bartim fuqinë tonë në pushtet duke filluar nga toka. Ju japim fjalën se do t’i japim fund varfërisë brenda një viti. Ne do të nxerrim krejtësisht pagën minimale nga taksa. Nuk do të marrim taksa për paga minimale. Do t’i japim fermerit të drejtën për 1 përqind të të ardhurave kombëtare.

Ne argumentojmë demokracinë në mënyrë që llogaria të mos jetë një çështje represive, por një shtet që jep llogari. E futën Turqinë në një proces tjetër me përpjekjet e grusht shtetit me 15 Korrik. Ne të gjithë kemi luftuar së bashku kundër përpjekjes së grusht shtetit të 15 korrikut. Rezistuam kundër grusht shtetasve dhe armiqëve të demokracisë. Arsyeja kryesore se përse flas për 15 korrikun është se njerëzit përdorin të drejtën për të rezistuar.

‘ËSHTË OBLIGIMI YNË QË TA THYEJM KËTË RREGULL’

Më 20 korrik u përball me një grusht shtet civil. U shpall Gjendja e Jashtëzakonshme OHAL. U krijuan mbi 1 milion familje të dëmtuara. U shtypën aq sa kishte kundërshtar nën emrin e luftës me FETÖ-në. I përshëndesim të gjithë gazetarët që u arrestuan padrejtësisht. U arrestuan deputetët. U ndalua e drejta e grevës. Mijëra njerëz u hodhën jashtë publikut. V endimet e Gjykatës Kushtetuese u bënë të pazbatueshme. Së pari u shndërrua në një shtet partiak, pastaj në një shtet dinastik. Është obligimi ynë që t’a thyejm këtë rregull.

Ata morën të gjithë numrat për të mos hequr këmbën politike të FETO-së. Ushqimet dhe pijet e tyre nuk shkonin të ndara. Është nderimi ynë për të mbrojtur të drejtat e ushtarëve që u vranë mbrëmjen e 15 Korrikut. Qëndruam me nderë ndaj Gjendjes së jashtëzakonshme OHAL. Referendumin e fituam ne, por një zgjedhje e pavulosur u kthye në zgjedhje ligjore. Më thanë Kılıçdaroğlu që nuk mund të ec. Ne kemi filluar të ecim në drejtësi dhe i treguam botës atë.

‘KUR TË PËRMBUSHËN GJASHTË DETYRAT THEMELORE DO TË SHKATËRROHET REGJIMI I QEVERISJES NGA NJË PERSON’

Ata po tërhiqen prej nesh, po frikësohen. Sepse i rezistojmë të gjitha presioneve. Sepse ne i sfidojmë haptazi ata dhe zotëruesit e tyre. Ne jemi një në një mijë në këtë kongres. Pas kongresitë, të gjithë do të shpërndaheni nëpër Anadoll. Do të keni detyra të mëdha. Do të ju jap detyra secilit veç e veç. Detyra juaj e parë, ky vend ka nevojë për paqen e këtij vendi. Ju do ta mbroni paqen kudo. Dy, ky vend ka nevojë për drejtësi. Ju do të mbroni drejtësinë kudo. Tre, ky vend ka nevojë për demokraci. Së katërti, ky vend ka nevojë për një kushtetutë të re të bazuar në pajtimin shoqëror që është i lirë nga ligji i grusht shtetit. Pesë, ju do të shprehni kudo nevojën për paqe, drejtësi, demokraci dhe një kushtetutë të re, pa patur nevojë ta bëjë dikush tjetër. Gjashtë, do të jemi pranë të shtypurve dhe të dëmtuarve. Kur të përmbushen e gjashtë detyrat themelore, regjimi i qeverisjes nga një person do të shkatërrohet dhe presidenca do të jetë absolutisht e paanshme.

Burimi : Sputnik News/ ML