Duka ku na e gjete këtë trajner për show apo futboll

Që prej 22 gushtit të vitit 2010, ditës kur në mënyrë të rrufeshme lajmëroi në një lidhje direkte televizive largimin e tij përfundimtar nga futbolli i luajtur, Kristian Panuçi i ka provuar të gjitha. Atë ditë, me gati 37 vite mbi supe, me mbi 500 ndeshje të luajtura në kampionatin Italian, me mbi 50 prezenca në kombëtaren e këtij vendi, mbrojtësi i djathtë dy herë fitues i ligës së kampionëve, po mbyllte një karierë të shkëlqyer. Një trajektore që e kishte dërguar te Milani i madh i kampionëve të Kapelos, tek Reali, Interi, Çelsi, Monaco, Roma dhe Parma.

Por bashkë me atë verë të 7 viteve më parë Kristiani po mbyllte edhe një periudhë të lavdishme dhe gjithë siguri. Ai po hynte në fazën plot ankth dhe të panjohura që ndjek futbollistët e mëdhenj menjëherë pas ndërprerjes të pjesës më të lavdishme të karrierrës së tyre. Pikërisht këtë pjesë të dytë tv trajektores së tij ka kaluar sot në skaner.

Po të shikohet nga ky këndvështrim CV e këtij lojtari të madh, i ngjan më shumë asaj të një aventurieri sesa të një personazhi të stabilizuar. Fillimisht opinionist sportive në Skay Italia, pastaj balerin në programin e RAI UNO, “Balando con le stele” (foto e madhe lart) ku ka sukses dhe renditet në vendin e pestë, në 2012 i rikthehet zanatit, si drejtues teknik tek Palermo, por nuk qëndron më shumë se një muaj dhe jep dorëheqjen. Në korrik të këtij viti bëhet ndihmës i protektorit të tij të madh Fabio Kapelo në kombëtaren ruse. “Për mua ishte një trajner i madh, një baba, një mik, i jam shumë mirënjohës. Por tani si 44-vjeçar, mendoj se i kam dhënë diçka edhe unë atij”, tha në konferencën e parë të shtypit në Tiranë, për ish trajnerin dhe mësuesin e tij. Por edhe nga kombëtarja Ruse Panuçi largohet për një konflikt për mospagesë të kontratës.

Edhe eksperiecat e vetme si trajner i parë në serie B, me Livornon dhe Ternanën ai nuk i ka të gjata. As të suksesshme. I mësuar me shkëlqimin e dikurshëm të projektorëve pëlqen më shumë emisionet limonatë të televizioneve dhe në verën e një viti më parë kthehet të bëjë gjyqtarin në një tele Reality për sërfin  Italian Pro Surfer.

Pra po t’i shikosh këto shtatë vite të Kristian Panuçit që pas lënies së futbollit, atje nuk gjen asgjë nga emir i lavdishëm i ish futbollistit të madh.

Atëhere pyetja që shtrohet është:

Pse u propozua dhe fitoi ai për të kryesuar stolin e kombëtares së Shqipërisë, sidomos pas trashigimisë së rënë të De Biasit?

“Kërkoja diçka serioze dhe e gjeta atë pasi takova presidentin e FShF-së” tha vetë ai në konferencën e parë për shtyp që ndoqi Lapsi.al, tamam sikur ta ndjente që ajo që i ka munguar më shumë në këto vite është serioziteti. Po aq serioz e shpalli trajneri i ri i kombëtares dhe objektivin që ka për vitin 2020: “Të shkojmë në EURO 2020, iështë i vetmi objektiv i madh që kemi. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, jam i bindur se kemi skuadrën që na duhet për të shkuar atje.”

Po a është Kristian Panuçi njeriu u duhur për këtë mission. Shumëkush mendon se më shumë sesa karrierra e tij e varfër si teknik, në përzgjedhjen e tij ka luajtur më tepër rol kërkesa modeste financiare. Në kontratën që i skadon në fund të eleminatoreve të Euro 2020 ai do të paguhet me 20 mijë euro në muaj. A do të jetë e mjaftë kjo “sakrificë monetare” për t’i rikthyer kombëtares shkëlqimin e Francës. Shumë pak njerëz mund të vënë bast për këtë.

Presidenti Armando Duka është njëri nga ata. Në konferencën për shtyp ku Lapsi.al e dvgjoi ai theksoi: “Besoj se kemi marrë vendimin më të mirë. Një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit italian dhe botëror. Jam shumë i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur me të gjitha karakteristikat që ka trajneri. Jam i bindur se bashke me stafin dhe ne të tjerët do të mundohemi te jemi pjesë e Euro 2020” tha ai gjatë prezantimit të trajnerit. Por që kjo dëshirë et tij të realizohet do të duhet shumë fat. Do të duhet mbi të gjitha që vetë Kristian PanuçI të mos jetë aventurieri i këtyre 7 viteve të fundit, që ka prekur gjithçka pa u thelluar në asgjë, por ai futbollisti i madh i Milanit, Realit dhe Romës që mbajnë mend shumë shqiptarë.

Rezultate imazhesh për Ballando con le stelle panucci

 

Balerin në programin e RAI UNO, “Balando con le stele” ku u rendit në vendin e pestë

Rezultate imazhesh për panucci Italian surfer

Gjyqtar në një tele Reality për sërfin  Italian Pro Surfer.

Futbollisti i Milanit dhe poshte i Realit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne