Dukuri e pazakontë: Borë në disa pjesë të Marokut, majmunët nuk dinë çfarë po ndodh

Në disa pjesë të Marokut dje ka rënë mjaftë borë, sidomos në provincën Ifran në jug të Fesit, në rajonin e vargmaleve Atlas, duke arritur lartësinë madje prej 30 deri 50 centimetra.

Në këtë dukuri shumë të rrallë meteorologjike për këtë pjesë të botës sidomos janë gëzuar majmunët në Atlas, të cilët kanë pasur rast të jashtëzakonshëm për t’u argëtuar në mbulesë të borës, transmeton kanali digjital francez Si News.

Bora në disa pjesë të botës është gjë e pazakontë për shkak të pozitave të ndryshme gjeografike të rajoneve dhe specifikave të klimës nëpër breza të ndryshme të Tokës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne