Dumbo: Sistemi i CIA-s që përgjon dhe manipulon të dhënat

WikiLeaks ka botuar detajet e projektit Dumbo të CIA-s, një sistem që manipulon pajisje të tilla si kamera uebi dhe mikrofona në sistemet operative Microsoft Windows. Programi gjithashtu korrupton regjistrimet video, sipas dokumenteve të zbuluara.

Organizata spiune i publikoi skedarët si pjesë e serisë Vault 7 në aftësitë e CIA-s për pirateri.

Sipas Wikileaks, teknologjia është menduar për përdorim në rastet kur mund të rrezikohet vendosja e një dege të veçantë brenda Qendrës së Inteligjencës Kibernetike të CIA-s.

Dumbo mund të identifikojë, kontrollojë dhe manipulojë sistemet e monitorimit dhe zbulimit në një kompjuter të targetuar që përdor sistemin operativ Microsoft Windows, sipas dokumenteve.

Dokumenti më i hershëm për Dumbo i lëshuar nga Wikileaks është i datës 25 qershor 2012. Dokumenti thotë se aftësitë e sistemit janë kërkuar nga dega e posaçme e CIA-s për të “penguar sistemet e sigurisë në shtëpi që mund të identifikojnë zyrtarët ose të parandalojnë operacionet”.

Programi duhet të ekzekutohet drejtpërdrejt nga USB, sipas një udhëzuesi në terren për sistemin e lëshuar nga Wikileaks të enjten. Dokumenti tregon se USB-ja duhet të lidhet me mekanizmin që Dumbo të punojë: “Për të qenë i loguar, USB-ja duhet të mbetet e lidhur me sistemin gjatë gjithë kohëzgjatjes së operacionit.”

“Regjistrimi i shënimeve paraprihet gjithashtu nga një tabelë që tregon nëse hyrja është e mirë, e keqe ose thjesht informative,” tregon udhëzuesi në terren. “Më poshtë tregohet një fragment i hyrjes”:


Ai identifikon pajisje si kamera uebi dhe mikrofona të instaluara lokalisht ose të lidhura me rrjetet pa tel (Bluetooth, WiFi), dhe mund të bllokojë të gjitha proçeset që lidhen me pajisjet, duke përfshirë regjistrimin dhe monitorimin.

Një udhëzues përdorimi i qershorit 2015 përcakton kapacitetin e Dumbos për të heshtur mikrofonin, për të çaktivizuar të gjithë adaptuesit e rrjetit dhe për të pezulluar regjistrimin e kamerës. Programi njofton operatorin e tij për çdo skedar në të cilin këto proçese mund të shkruhen, në mënyrë që ato të mund të korruptohen ose të fshihen selektivisht.

Wikileaks sugjeron që duke fshirë ose manipuluar regjistrimet, operatori mund të krijojë prova të rreme, ose të shkatërrojë provat e vërteta përmes ndërhyrjes në pajisje.

Dokumentet thonë se Dumbo vepron në 32bit Windows XP, Windows Vista dhe në versionet më të reja të sistemit operativ Windows, por nuk funksionon për 64bit Windows XP ose versionet e Windows para XP. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne