Durimi i Rusisë në çështjen e diplomatëve me SHBA-të ka një kufi

Moska nuk ka përjashtuar mundësinë e hakmarrjes kundër Uashingtonit për dëbimin e 35 diplomatëve të Rusisë nga SHBA në fund të vitit të kaluar, deklaroi një zyrtar rus.

Juri Ushakov, një ndihmës i politikës së jashtme të Kremlinit, tha se Rusia ishte gjithashtu duke pritur kthimin e dy pronave diplomatike të konfiskuara në Shtetet e Bashkuara si pjesë e vendimeve të marra nën administrimin e ish presidentit amerikan Barak Obama në dhjetor 2016. “Ne jemi duke pritur për kthimin e pronës diplomatike ruse të konfiskuar në mënyrë të paligjshme para Vitit të Ri nga autoritetet e mëparshme të SHBA,” tha Ushakov në një konferencë për shtyp. “Ne vendosëm të mos reagonim menjëherë në këtë çështje, por askush nuk e ka hequr ende parimin e reciprocitetit në diplomaci … Durimi ynë nuk është pa kufij”, shtoi zyrtari rus. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kishte ngritur çështjen e pronave diplomatike ruse gjatë vizitës së tij në Uashington këtë javë, tha Ushakov. Në dhjetor 2016, Obama urdhëroi dëbimin e 35 diplomatëve rusë, duke i akuzuar ata për spiunazh. Uashingtoni gjithashtu vendosi sanksione ndaj dy agjencive të inteligjencës ruse lidhur me akuzat se ato kishin ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA përmes sulmeve kibernetike. Në atë kohë, Presidenti rus Vladimir Putin vendosi të mos i dëbonte diplomatët amerikanë në ndëshkim për sanksionet e Uashingtonit, duke thënë se Moska do të shikonte politikën e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mbi lidhjet mes dy vendeve./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress