Shqiperia

Durrës, anija arratiset nga porti pa marrë lejen e autoriteteve

Një anije tregtare e ngarkuar me 500 tonë kripë u largua nga porti i Durrësit rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës pa marrë leje nga autoritetet portuale. Nga Egjipti, ajo kishte sjellë 6 mijë tonë kripë për llogari të një biznesi në Durrës.

Por pasi u shkarkua sasia prej 5500 ton kripë pati mosmarrëveshje midis subjektit pritës dhe transportuesit. Biznesmeni shqiptar pretendoi se sasia prej 500 tonë kripë është dëmtuar sepse ishte lagur me ujë dhe nuk u bë shkarkimi i mallit.

Pas konfliktit midis palëve, anija doli nga kalata ku shkarkoi mallin në radën e jashtme të portit dhe u largua. Kapiteneria e Portit thotë se është Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare që merren me sigurinë e portit e të lëvizjes se anijeve për sa kohë sa anija gjendej në radë jashtë kalatave portuale.

OPINIONE