Durrës, gjendet një trup i pajetë tek akuariumi i portit

Një trup i pajetë është gjetur këtë të premte në det në qytetin e Durrësit.

Kufoma është gjendur në afërsi të kalatave të terminalit të portit Durrës, brenda basenit të ujërave.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne