Shqiperia

Durrës gjyq për spiunazh: gazetari shqiptar kundra muxhahedinëve iranianë

Në datën 7 tetor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës u zhvillua séance e parë për një cështje gjyqësore, që në gjykatat shqiptare është trajtuar vetëm 2 herë gjatë këtyre 29 viteve tranzicion. Gazetari Gjergji Thanasi ka paditur për fyerje dhe shpifje një muxhahedin iranian (anëtar i së ashtuquajturës organizatë/kult MEK) të quajtur Behzad Saffari Dehkordi i biri i Mohammad-it dhe i Rezvan-es i lindur më 1961 në qytetin Esfahan të Iranit. Behzad-i, kur MEK-u strehohej në Irak nga diktatori Saddam Husejn kishte një dokument identifikimi (si bicim letërnjoftimi) me Nr. 468 dhe me numër kodi kombëtar: 1283574101. Kuptohet arkivat irakene janë mjaft të dëmtuara pas dy luftrash (1991 dhe 2003), pas vitesh të tëra lufte civile dhe një rebelimi të armatosur e të përgjakshëm terroristësh islamikë të DAESH-it të udhëhequr nga I ashtuquajturi Kalifi Al-Baghdati. Duhet t’u jemi jashtëzakonisht mirënjohës kolegëve irakenë për këtë info dhe disa dokumente të tjera autentike për iranianin tashmë apolid të quajtur Behzad.

Behzad Saffari duke u prezantuar si këshilltar ligjor i Muxhahedinëve Iranianë (MEK) në Shqipëri e ka akuzuar gazetarin shqiptar Thanasi si spiun të ulët të Iranit. Këtë akuzë e ka bërë me shkrim në një letër drejtuar z. Amund Djuve, kryeredaktor i gazetës norvegjeze Dagens Naeringsliv. Për më shumë mund të lexoni në linkun: https://www.ncr-iran.org/en/neës/iran-resistance/26246-the-letter-of-pmoi-s-legal-advisor-to-editor-of-chief-of-norwegian-dn. Akuzave të Behzad Saffari-t kundra gazetarit Thanasi i kanë bërë jehonë edhe eksponentë të tjerë të Muxhahedinëve Iranianë (MEK) rezidentë jashtë Shqipërisë si psh. një farë Rubin Katiaie, shkrimin e të cilit mund ta lexoni në këtë link: https://www.iranfocus.com/en/terrorism-mainmenu-31/33565-iran-launches-yet-another-misinformation-campaign-against-opposition. Akuzat e Saffarit kanë gjetur jehonë në një shkrim pa emër të publikuar në linkun në vazhdim: http://isjcommittee.com/2019/06/journalism-at-the-service-of-democracy-or-a-weapon-against-democracy/

Një iranian etnik resident në Norvegji i quajtur Parviz S. Khazai duke përsëritur ndër të tjera akuzat e Behzad Saffarit e ka etiketuar gazetarin Gjergji Thanasi si spiun të ulët iranian, të angazhuar në veprimtari spiunazhi kundra Moxhahedinëve të Popullit Iranian (MEK). Ai ka dërguar një letër proteste Ministrit të Drejtësisë së Mbretërisë së Norvegjisë Sh.T. Joran Kallmyr, ku sulmohet gazetari Thanasi si edhe gazetari norvegjez Eskil Engdal i Gazetës Dagens Naeringsvil. Shkrimi i plotë gjendet në këtë link: https://english.mojahedin.org/i/the-letter-ncri-rep-norways-justice-minister

Gazetari Gjergji Thanasi i ndjerë i fyer nga të tilla shpifje (sic u shpreh vetë ai për Gazetën Impakt) e paditi të quajturin Behzad Saffari në gjykatë për fyerje dhe shpifje duke kërkuar madje edhe dëmshpërblim për shkaktim dëmi jo pasuror. Seanca e parë e gjyqit ishte seancë paraprake, ku gjithsesi ra në sy që muxhahedinin Behzad Saffari mbrohej prej një nga avokatëve më të shquar e më të mirëpaguar të Tiranës z. Genc Gjokutaj.

Brenda ambienteve të ndërtesës së gjykatës, por jo në sallën e gjyqit u vu re prania e dy muxhahedinëve iranianë. Njëri prej tyre ishte Shahin Ghobadi (në foto është personi me këmishe në ngjyrë të kaltërt), që përsa i përket marëdhënieve me publikun luan në gjirin e muxhahedinëve iranianë (MEK) një rol të përafërt me atë të Endri Fugës në Kryeministri. Muxhahedini tjetër (në foto i veshur me xhaketë të zezë) quhet Baharm Hassanzadeh. Ky Hassanzadeh-ja ra nësy të gazetarëve të Durrësit për rolin e tij tepër aktiv, kur ata po mbulonin mediatikisht mbytjen në rezervuarin e fshatit Rrotull të muxhahedinit Malek Shara’i në qershor 2018. Të dy këta muxhahedinë u përpoqën të identifikojnë gazetarët, që ndoqën seancën gjyqësore si edhe mediat për të cilët punonin këta gazetarë. Ky Hassanzadeh-ja madje u shpjegoi gazetarëve me një shqipe të calë se MEK-u kishte miq në redaksitë e mediave, ku punonin gazetarët, që mbuluan seancën gjyqësore. Seanca tjetër e këtij gjyqi kaq të vecantë e me impakt transnacional (spiunazh në favor të Iranit SIC!) do të jetë në 26 tetor 2019./ Gazeta Impakt

OPINIONE