Shqiperia

Durrës, gruaja 47-vjeçare e një polici gjendet e vdekur brenda banesës. Dyshimet e para të policisë

Gruaja e një polici në qytetin e Durrësit është gjetur e vdekur sot rreth orës 13:20 në banesën e saj në lagjen Nr.7 në Durrës. Nga të dhënat paraprake të policisë, dyshohet se gruaja 47-vjecare me iniciale M. H të jetë vetëvrarë.

Gruaja ka marrë një plumb në kokë, ndërsa pranë trupit është gjetur edhe një armë, me të cilën dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës. Trupi i saj është pikasur nga të afërmit, të cilët pritet të merren në pyetje nga momenti në moment.

Burime policore bëjnë me dije se viktima është bashkëshorte e një polici që shërben në portin e Durrësit.

Informacion paraprak

Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja M.H. 47 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: Shqiptarja.com

OPINIONE