Durrës/ Qëllohet me armë drejt makinës së një 29-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit.

Në informacionin paraprak të shpërndarë për mediat, Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar të tipit “Volswagen”, në pronësi të shtetasit me iniciale I.B., 29 vjeç.

Grupi hetimor po viojn punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Më datë 15.10.2019, rreth orës 00:45, në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë mjeti tip “Volswagen”, i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes., identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne