Durrës/ Rrëzohet aksidentalisht nga kati i shtatë i pallatit, humb jetën 47-vjeçari, reagon policia

Një 47-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Durrës, pasi është rrëzuar nga kati i shtatë i një pallati.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, ndërsa 47 vjeçari dyshohet se vuante nga shëndeti mendor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, në lagjen Nr.17, Durrës, është rrëzuar aksidentalisht nga kati 7-të i banesës, shtetasi G.D.,47 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga shëndeti mendor e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne