Durrës/ Tentoi vetëvrasje pasi dhunoi gruan, arrestohet 50-vjeçari

Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku një burrë pasi ka dhunuar gruan e tij, ka tentuar të vrasë veten.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.13. Burime bëjnë me dije se pasi shtetasi me inicialet A.H., 50 vjeç, ka dhunuar gruan e tij, shtetasen me inicialet A.H, duke i shkaktuar asaj dëmtime, kjo e fundit ka humbur ndjenjat.

I gjendur në këto kushte, 50-vjeçari ka tentuar të mbysë veten, por falë ndërhyrjes së fqinjëve, është bërë e mundur që ai të shpëtohej në kohë.

Aktualisht gruaja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne