“Dush i ftohtë” nga Libani për Pompeon

Duke e akuzuar Hezbollahun për sjellje të problemeve në Liban, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo mori një përgjigje të kundërt nga homologu i tij libanez, Gebran Bassil.

Sipas lajmit të televizionit El Menar, Ministri i Jashtëm i SHBA, Mike Pompeo vizitoi Libanin dhe mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm , Gebran Bassil.

Në këtë konferencë, Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo, i cili e quajti Hezbollahun si organizatë terroriste, akuzoi atë për krijimin e problemeve në Liban, dhe u shpreh se: “Për më shumë se 30 vjet, Hezbollahu ka penguar idealet e popullit libanez. Hezbollahu po shkakton probleme për qeverinë libaneze përmes krahut të saj ushtarak. Ai luan një rol për marrjen e vendimit në luftë apo paqe.”

Ndërsa si përgjigje ndaj Pompeot, ministri i jashtëm libanez, Gebran Bassil u shpreh se: “Hezbollahu nuk është një organizatë terroriste, por një parti libaneze, ka një mbështetje të gjerë publike dhe parlamentarë në parlament. Ne nuk duam që marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të mbeten nën ndikimin e tyre. Ne duam të bashkëpunojmë në zgjidhjen e problemeve. Stabiliteti dhe uniteti kombëtar i Libanit është edhe në interes të Amerikës edhe të Libanit.”

Gebran Bassil tha se ata zhvilluan një takim dypalësh efikas me Pompeon, dhe u shpreh se: “Ne zhvilluam një takim pozitiv dhe konstruktiv bazuar në marrëdhëniet e thella midis popullit libanez dhe popullit të Amerikës. Libani nuk ndërhyn në punët e brendshme të të tjerëve . Jemi të përkushtuar ndaj Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe theksojmë të drejtën e Libanit për vetëmbrojtje dhe rezistencë kundër pushtimit.”

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne