Dy amerikanë me malarie hyjnë në Shqipëri, reagon Ministria e Shëndetësisë

Lidhur me shqetësimin e ngritur nga mediat se katër shtetas amerikanë të prekur nga sëmundja infektive e malaries, kanë hyrë në territorin shqiptar, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, e cila ka sqaruar se për dy prej tyre analizat kanë dalë pozitive.

MSH sqaron gjithashtu se gjendja e tyre është stabël.

Sa u takon dy personave të tjerë, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nuk rezultojnë të prekur nga sëmundja.

Bartësit e virusit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe po trajtohen në QSUT.

Ndërkohë shefi i Shërbimit të Infektivit në QSUT, Dhimitër Kraja u shpreh për Report Tv se nuk ka vend për panik në radhët e popullsisë. Sipas tij, një virus i tillë vjen nga vendet tropikale.

Sipas mjekut, qytetarët mund të udhëtojnë të qetë pasi aktualisht në vendin tonë nuk ka prezencë mushkonjash, të cilat janë pikërisht ato që e përhapin malarjen.

Ndërkohë, sipas tij as nga vendet e rajonit nuk ka pasur raportime për prezencë të kësaj sëmundjeje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne