Dy kapitene turke në listën e “10 grave më të suksesshme” në Norvegji

Në listën e “10 grave më të suksesshme” për gratë profesioniste nën moshën 40-vjeçare, që kanë arritur sukses ndërkombëtar në sektorin e detarisë në Norvegji, hynë dy turke.

Në kuadër të panairit “Nor-Shipping” organizuar në kryeqytetin Oslo, nga ana e bordit administrues të “Nor-Shipping” dhe “YoungShip Oslo”, që përbëhet nga profesionistët e rinj të detarisë në Norvegji, u zgjodhën gratë profesioniste nën moshën 40-vjeçare, që kanë arritur sukses global në sektorin e detarisë në Norvegji.

Në listën e “10 grave të suksesshme” , ku zunë vend emra njëra më e suksesshme se tjetra, morën pjesë edhe kapitenia Ajshe Asllë Bashak (Ayşe Aslı Başak) dhe Hande Arë (Arı) nga Turqia.

Drejtori ekzekutiv (CEO) i “Norwegian Car Carriers”, Olav Sollie duke bërë të ditur se në këtë aktivitetet, që është zhvilluar për herë të parë në dimension ndërkombëtar, tha se u përzgjodhën gratë nën moshën 40-vjeçare (që ishte kriter), të cilat janë të lidhura ne pasion me sektorin e anijeve (detarisë), kanë veçorinë e lidershipit dhe janë frymëzim për brezat e ardhshëm.

Në këtë aktivitetet, që zhvillohet me vizionin për të rritur vetëdijen e gruas në sektorin detar, përcaktohen profesionistet e zgjuara dhe të reja të sektorit detar, që kanë potencialin të jenë liderë dhe modele të rolit të suksesit në sektorin e detarisë në nivel global, që kanë shënuar shumë suksese deri tani në fushën kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe të afta dhe të lidhura me pasion me profesionin e tyre.

Lista në fjalë, e përpiluar për herë të parë në vitin 2017, është shumë e rëndësishme për këtë sektor në rang botëror dhe ka veçorinë e një aktiviteti që bën bujë.

Bëhet e ditur se shumica e aplikimeve këtë vit janë bërë nga Norvegjia dhe vetëm 8% e aplikimeve ishte nga Turqia./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne