Dy Koretë nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Autoritetet e dy Koreve nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunim ushtarak, e cila synon uljen e tensioneve dhe parandalimin e konflikteve në rajon.

Agjencia e lajmeve Yonhap, shkruan se ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Song Young-moo, dhe homologu i tij verikorean, No Kwang-chol, nënshkruan marrëveshjen në Phenian, ku presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, është në një vizitë tre-ditore.

Mëngjesin e sotëm ai deklaroi se lideri i Veriut, Kim Jong-un, për herë të parë është dakorduar për ndërmarrjen e hapave konkrete për denuklearizim, përfshirë mbylljen e përhershme të kompleksit Yongbyon.

Kim Jong-un nga ana e tij tha se dy Koretë ranë dakord të heqin të gjitha armët bërthamore bashkë me kërcënimet në Gadishullin Korean.

Ai njoftoi mbi një vizitë të tij në Seul, e cila do të jetë takimi i katërt i këtij viti i liderëve koreanë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne