Dy krerë të grupit terrorist MEK arratisen nga Shqipëria?

Dy krerë të organizatës terroriste Muxhahedin Khalk (MEK) janë arratisur nga selia e kësaj organizate në Tiranë dhe kanë deklaruar se janë ndarë tërësisht nga ky grup terrorist.

Rrjeti “Balatarin” në një raport të tij i ka dhënë goditjen e parë Maryam Rajavi pas takimit të Parisit duke shkruar: “Dy komandantë të lartë të sektit terrorist Rajavi që secili prej tyre kishin kaluar 39 vjet si anëtarë të lartë në strukturat e kësaj organizate terroriste, pas showit vjetor propagandistik të Maryam Rajavi në Paris, janë ndarë nga ky grup dhe në këtë mënyrë i kanë dhënë një grusht të fortë Maryam Rajavit”. Këta dy krerë të lartë të MEK që nga faza politike ishin në shoqërim të MEK, por të mërkurën më 12 korrik, kanë ikur nga selia e MEK në Shqipëri dhe kanë deklaruar ndarjen e tyre nga kjo organizatë terroriste. Vlen të theksohet se 80 % e pjesëmarrësve në takimin e MEK në Paris ashtu si edhe viteve të tjera, ishin persona të marrë qira./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne