Dy mesazhe të kundërta nga Tirana dhe Bishkeku

Nga Aleksandër KARPUSHIN*

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (Rusia, Armenia, Kirgizia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Taxhikistani) gjatë takimit të fundit në qytetin e Bishkekut (Kirgizia) kanë demonstruar që janë të hapur dhe të gatshëm për dialogun me NATO, për bashkëveprimin më bllokun në fushat që paraqesin interes të ndërsjelltë. Ata gjithashtu u bënë thirrje vendeve anëtare të NATO-s të bashkëpunojnë dhe të ndërtojnë marrëdhënie partneriteti.

Ata iu drejtuan ministrave të jashtme të vendeve të NATO-s me propozime konkrete:

– Të organizojnë kontakte të drejtpërdrejta midis Sekretarëve të Përgjithshëm të dyja organizatave, si dhe një dialog midis Këshillit të Përhershëm të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive dhe Këshillit të Atlantikut të Veriut.

– Të krijojnë një mekanizëm për konsultime të rregullta midis Sekretariatit të CSTO dhe NATO-s për çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe europiane.

– Të mbështesin zhvillimin e kontakteve ndërmjet CSTO dhe NATO-s me qëllim krijimin e mekanizmave për parandalimin e incidenteve të rrezikshme ushtarake.

– Të zhvillohen në baza të rregullta konferenca për shtyp mbi stërvitjet më të rëndësishme të CSTO dhe NATO me qëllim forcimin e besimit.

– Të mbështesin pjesëmarrjen reciproke të vëzhguesve nga palët përkatëse në stërvitjet ushtarake të organizuara nga CSTO dhe NATO-s.

Gjithashtu, duke përshëndetur pjesëmarrjen e vendeve anëtare të NATO-s si vëzhgues në aktivitetet e CSTO në luftën kundër trafikut të drogës, ata kanë ftuar Aleancën e Atlantikut të Veriut për bashkëpunim më të ngushtë në këtë fushë.

Në këtë sfond fjalimi i Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë në konferencën e paradokohshme, në të cilin ajo ka leshuar një serë akuzash të pabaza ndaj Rusisë, tingulloi në mënyrë asonante.

Jemi të mendimit se vendosja e kontaktëve të bashkëpunimit normal mes të dy organizatave ushtarako-politike u përgjigjet interesave të forcimit të sigurisë në rajonin euroatlantike dhe në Eurazinë.

*Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë,

/Argumentum

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne