Dy milion persona vizituan Muzeun e Kur’anit në Medine

Drejtor i Muzeumit të Kur’anit në qytetin e shenjtë të Medinës, në Arabinë Sudite, tha se më shumë se dy milionë njerëz kanë vizituar muzeumin në dy vitet e fundit.

Hamza Musa Adem tha se një numër i madh kopjesh të dorëshkrimeve të Kur’anit, përfshirë 57-të dorëshkrime të rralla të Kur’anit, janë ekspozuar në në Muzeun e Kur’anit.

Ai tha se kopja më e vjetër është një dorëshkrim që daton nga 488 sipas Hixhretit apo 1095, sipas Kalendarit Gregoriam, njoftoi Agjencia Anadolu.

Një tjetër vepër e rrallë në ekran është një kopje e madhe e Kur’anit që peshon 154 kilogramë që daton dy shekuj më parë, tha ai.

Hamza Musa Adem vuri në dukje se vizitorët marrin informacione në 13 gjuhë rreth eksponanteve të ekspozuara.

Ai tha se që nga themelimi i Muzeut të Kur’anit në shtator të vitit 2015, mbi dy milionë njerëz e kanë vizituar muzeun.

Numri pritet të rritet ndjeshëm gjatë kohës së Haxhit këtë vit, tha Hamza Musa Ademi.

Burimi : IQNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne