Dy persona humbën jetën si pasojë e një sulmi me mortajë nga YPG/PKK

Dy persona humbën jetën ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me mortajë nga zonat e pushtuara nga YPG/PKK në Siri ndaj civilëve në Suruç të provincës Şanlıurfa të Turqisë.

Vazhdon operacioni “Burimi i Paqes”, i filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) bashkë me Ushtrinë Kombëtare Siriane (SNA) kundër organizatave terroriste YPG/PKK dhe DEASH në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të eliminuar korridorin e terrorit në kufirin jugor të Turqisë,

Një sulm me mortajë është kryer nga zonat e pushtuara nga YPG/PKK në Siri ndaj civilëve në Suruç. Si pasojë e sulmit humbën jetën dy persona ndërsa u plagosën dy të tjerë.

Ndërkohë edhe tre mortaja ranë në një fushë të zbrazët.

Në sulmet e terroristëve të YPG/PKK-së ndaj provincave Şanlıurfa dhe Mardin humbën jetën 7 civilë nga të cilët 5 fëmijë dhe një foshnje 9-muajshe./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne