Dy raste të reja me koronavirus në Elbasan, i prekur shoferi i autobusit dhe gruaja e tij

Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Elbasan.

“Panorama” bën me dije se rastet e reja janë zbuluar pas testimit të bërë te personat që kanë qenë të dyshuar.

Mësohet se të infektuar kanë rezultuar një burrë 62 vjeçar, që ka qenë shofer autobusi dhe gruaja e tij, po 62 vjeçare. Ata janë banorë të lagjes 5 maji.

Në total numri i të prekurve në Elbasan shkon në 18 persona./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne