Dy të mitur janë larguar nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe efektivitetin e këtij institucioni, i cili funksionon falë financimeve të ushtrisë amerikane dhe mbështetjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ngjarja është raportuar nga punonjësja e qendrës, shtetasja E. K., e cila ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr. 4.
Policia ka nisur menjëherë punën për gjetjen e të miturve dhe kthimin e tyre në qendër. Ende nuk dihen rrethanat e largimit dhe motivet e tyre.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit./gazetaimpakt