Dy të miturit aksidentohen me makinë, përfundojnë në spital

Një aksident që mund të përfundonte në një tragjedi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Sarandë. Dy të mitur, njeri 14 vjeç me inicialet K.G dhe tjetri 12 vjeç janë aksidentuar duke drejtuar makinën. Si pasojë e aksidentit dy të miturit janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin K. G., vjeç 14, banues në Sarandë, për veprën penale drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri K. G., vjeç 12, banues në  Sarandë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 150, 290, 291 të Kodit Penal.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne