Dy vatra zjarri brenda një ore në Urën Vajgurore, dyshohen se janë të qëllimshme

Në harkun kohor të një ore dy zjarre janë regjistruar në Urën Vajgurore.

Një zjarr ka rënë në një garazh në fshatin Guri i Bardhë dhe një zjarr tjetër ka përfshirë oborrin e një banese në qendër të qytetit, në lagjen “18 Tetori”.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses ka vënë nën kontroll flakët që shkrumbuan mjetin e parkuar në garazh, duke shmangur në këtë mënyrë edhe një shpërthim të mundshëm, për shkak se mjeti që u përfshi nga flakët ishte me impiant gazi.

Po ashtu edhe zjarri i rënë në oborrin e banesës në lagjen “18 Tetori” përfshiu një sipërfaqe të gjerë toke, duke rrezikuar edhe banesat përreth por fatmirësisht u lokalizua në kohë.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarreve.

Paraprakisht mendohet se të dy zjarret e regjistruara në Urë-Vajgurore kanë qenë të qëllimshme dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne