Dyqani palestinez: Ndalohet hyrja e qenve dhe amerikanëve

Gjatë periudhës së nazizmit, ishin tregtarët gjermanë ata që vendosnin tabela kundër hebrenjve, ku shkruhej “Ndalohet hyrja e çifutëve dhe e qenve”. Historia përsëritet në një dyqan në Cisjordani në ditët tona, ku është shkruar një tabelë e ngjashme nga një palestinez: “Ndalohet hyrja e qenve dhe e amerikanëve”.

Në një intervistë për televizionin izraelit “Canale 10”, pronari palestinez e argumentoi veprimin e tij, kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, shkruan noa.al.

“Al-Quds (Jeruzalemi), është kryeqyteti i Palestinës”, tha tregtari, duke shtuar se nuk veproi për motive raciste. “Populli amerikan që zgjodhi Trump, për mua është i të njëjtit brumë, kështu që edhe ata do e vuajnë zgjedhjen e tij”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne