Dyshohet se i zhvati një milionë euro, “Boki 13” transportohet me urgjencë në spital

Bojan Jovanovski, i njohur ndryshe si “Boki 13”, është transportuar me ambulancë në klinikën e Shkupit pasi i është përkeqësua gjendja shëndetësore teksa po dëshmonte për rastin “Reketi” në Prokurorinë për Krimit të Organizuar.

Ai sot në mesditë soll për të dëshmuar si i dyshuari i parë në rastin “Reketi”. Jovanovski prej muajsh është në paraburgim në burgun e Shutkës, ndërsa pak ditë më parë Gjykata e Apelit, hodhi poshtë kërkesën për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masë më të lehtë.

Në aferën “Reketi”, përveç Boki 13 janë të dyshuar edhe biznesmeni Zoran Milevski- Zoki Kiçeec, i cili është në arrest shtëpiaksi dhe ish-shefi i PSP-së Katica Janeva, e cila gjithashtu ndodhet në paraburgim në Shutkës, raporton Alsat.

Boki 13, Janeva dhe Kiçeec dyshohen për zhvatje të mbi 1 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, me premtimin se do ta ndalojnë hetimin e PSP-së për veprën penale të pastrimit të parave./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne