Dyshohet se u hodh nga kati i tretë, humb jetën 64 vjeçari në Pogradec

Një 64-vjeçar nga Pogradeci ka humbur jetën në spitalin e qytetit, ku kishte shkuar i dëmtuar, për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia bën me dije se shtetasi J.J. dyshohet se ishte hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, për shkak të gjendjes depresive.

Ndonëse mbërriti i gjallë në spital, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën.

Policia dhe prokuroria kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne