E bujshme/ Salah mund të braktisë Botërorin, shkak fotoja me liderin çeçen

Mohamed Salah mësohet se po mendon të largohet nga kombëtarja e Egjiptit për shkak të përfshirjes së tij me Çeçeninë gjatë Kupës së Botës.

Kombëtarja e Egjiptit është vendosur në Çeçeni dhe ylli i Liverpool është fotografuar në shoqërinë e liderit Ramzan Kadyrov, i cili e ka bërë atë “qytetar nderi” të Republikës Çeçene.

Sipas gazetarëve të “CNN”, John Sinnott dhe Alireza Hajihosseini, “Salah ndihet i ekspozuar” nga ngjarjet e fundit dhe nuk ka dëshirë të përdoret për arsye politike.

Kadyrov është lideri i Çeçenisë që nga 2007-a, por është akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Salah është bërë një nga yjet më të shndritshëm të botës së futbollit pas sezonit fantastik të kaluar me Liverpool. Ai ka realizuar 44 gola në të gjitha kompeticionet me “Të Kuqtë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne