E dëbuan me pranga, kthehet me leje zyrtare/ Marko Gjuriç nesër në Kosovë

Dy javë më parë, Marko Gjuriq, drejtori serb i Zyrës për Kosovën pranë qeverisë serbe, u debua me pranga drejt vendit të tij, pasi kishte hyrë në rrugë ilegale, pa leje qeveritare, brenda territorit të veriut të Mitrovicës që është pjesë e shtetit të Kosovës.

Ditën e nesërme, sikurse bëjnë të ditur mediat kosovare, Marko Gjuriç vjen në Kosovë, legalisht, pra me leje zyrtare të shtetit të Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë leje për të hyrë në Kosovë, raporton kosovarja “Express” duke përmendur si konfirmues të lajmit Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“Po, kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse.Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron”, ka thënë Zyberaj. Sipas të cilit Gjuriç do ti respektojë rregullat ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne