“E duam futbollin më shumë se armët bërthamore”, Koreja e Veriut kërkon organizimin e Botërorit

Teksa botërori i Rusisë është gjithmonë e më afër, janë hedhur edhe kandidaturat për Botërorin që do të zhvillohet në vitin 2026.

Fillimisht dy kandidatura kryesore ishin Maroku dhe SHBA me Kandanë, të cilat kërkuan që Botërori i 2026 të zhvillohej mes këtyre dy shteteve. Por në fund, të dy këto propozime janë tërhequr dhe e vetmja alternativë për momentin, ngelet ajo e Koresë së Veriut.

Kjo ka sjellë reagime të forta dhe është komentuar gjerësisht në botën sportive, megjithatë është parë edhe si një mënyrë e mirë për të qetësuar konfliktet që kanë në qendër të vëmendjes këtë shtet. Afati i fundit i kërkesës për të kërkuar të drejtën e Botërorit ishte data 1 prill dhe nuk dihet nëse ka pasur ndonjë shtet tjetër të interesuar, ose në rastin e kundërt Koreja e Veriut ka qenë shteti i vetëm.

Ndërkohë sipas një burimi të bërë publik në media brenda regjimit të Kim Jong-Un thuhet: “Lideri ynë ka një pasion të madh për futbollin, madje edhe më shumë se sa armët nukleare. Ai dëshiron që ne ta organizojmë Botërorin në futboll, për t’i dëshmuar botës se Koreja e Veriut mund të bëjë gjëra të mëdha ashtu si edhe vendet perëndimore”, duke hedhur kështu hipotezën se Botërori i 2026, mund të zhvillohet në Korenë e Veriut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne