E fundit/ Edi Rama shpjegon kur fillon hapja e bizneseve dhe si do të ndahen në kategori

Kryeministri Edi Rama, ka thënë në emisionin “Opinion”, se në ditët në vijim do të fillojë relaksimi i disa prej masave kufizuese, duke filluar nga disa biznese, me risk të ulët, të cilat do të hapen të parat. Më pas do të hapen bizneset me rrezik të mesëm dhe të fundit ato me rrezik të lartë. Kështu, qeveria ka krijuar tre kategori biznesesh, të cilat do të hapen sipas fazave të ndryshme.

Skenari i hapjes ishte shumë i lidhur me atë që bëmë sot në parlament, futjen në kodin penal të dy paragrafëve të rëndësishëm. Besoj, duke pritur edhe hyrjen në fuqi të kodit, që do të vij dhe firma e presidentit.  

Kemi në skenarin e hapjes, tre kategori. Kategoritë me risk të ulët, të mesëm dhe të lartë.

Kategoritë me risk të ulët, përshembull, shitje me pakicë, tregëti me pakice e veshjeve, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregëtia me pakicë e mobiljeve, etj, etj. Kjo është fasha e parë që ne duam ta hapim në ditët në vijim.

Është shumë e rëndësishme të hyjë në fuqi kodi i ri penal, jo thjesht për shkelësit që marrin gjobë ose heqje lirie, por edhe për biznesin, sepse hapja, duhet të shoqërohet me kushte të reja strikte. Java e ardhshme do të jetë fazë përgatitore.

Tek bizneset me risk të mesëm, janë transporti rrugor me sistemin urban, tregëtia me pakicë e mallrave të përdorura, shërbime arsimore mbështetëse, tregëtia me pakicë në tenda dhe tregjet, etj.

Ka një debat tek këto shërbimet estetike, është i ndarë ekipi nëse janë rrezik i mesëm apo i lartë.

Bizneset me risk të lartë, hyjnë restorantet që nuk kanë delivery (ato me delivery janë të mundura për t’u hapur që tani), aktivitete argëtimi, arsimi, aktivitete sportive, palestrat, transporti ndë-rurban, etj“, u shpreh Rama.

Pritet që qeveria t’i publikojë të plota kategoritë, sipas rradhës dhe fazave kur këto biznese do të hapen.

/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne