E FUNDIT/ Ngacmonte seksualisht kunatën, arrestohet polici në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një polic në Tiranë pasi akuzohet

për dhunë në familje.

Polici akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij ndërkohë ngacmonte seksualisht kunatën.

Burime nga Ministria e Brendshme thanë se efektivi me inicialet A. Sh., 28 vjeç është prangosur gjatë një operacioni policor të organizuar nga agjentët e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Punonjësi i policisë ishte denoncuar për dhunë nga gruaja e tij. Por siç duket 28-vjeçari kishte vendosur që të ngacmonte edhe kunatën e tij.

Këto akuza e kanë çuar në pranga 28-vjeçarin me inicialet A. Sh., punonjës policie në Tiranë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne