Shqiperia

E gjithë familja me Jehovain, babai i vajzave kishte themeluar bashkësinë në Përmet

Bashkëshorti i Zhaneta Josifit, njëkohësisht babai i vajzës që u gjet gjysëm e dekompozuar kishte ndërruar jetë pesë vite më parë.

Mësohet se ashtu si vajzat dhe bashkëshortja edhe ai kishte qenë predikuesi i sektit të Jehovait, ndonëse kishte profesion mësues.

Ai njihej si themelues i kësaj bashkësie në qytetin e Përmetit. Pas vdekjes së tij, bashkëshortja dhe vajzat e tij ishin transferuar në zonën e Kombinatit.

Përgjatë dy viteve të fundit, ato ishin veçuar nga komuniteti përreth duke qëndruar të izoluara.

Anisa Josifi, 30-vjeç është gjetur gjysëm e dekompozuar, ndërsa nëna me motrën e saj e kishin lyer me vaj dhe uthull që të mos përhapej era e keqe.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi u shpreh se në trupin e tyre nuk janë gjetur shenja dhune por ato kishin qëndruar pa ushqyer./tpz

OPINIONE

INTERVISTA