“E godita me thikë se më futi duart”, shqiptari dënohet për plagosjen e të moshuarit në Itali

Një i ri shqiptar në Itali është dënuar me 5 vite dhe 4 muaj burg, pasi është shpallur fajtor për plagosjen e një pensionisti një vit më parë.

Marsel Selko 23 vjeç tha para trupit gjykues se e kishte qëlluar me thikë dhe grushte 87-vjeçarin në banesën e tij në Montecatini, pasi ai e kishte ngacmuar seksualisht.

“Ai e bëri atë propozim dhe unë u çmenda. E godita me thikë, dy herë, pastaj me grushte në fytyrë. Mua kurrë nuk më kishte ndodhur diçka e tillë”- tha i riu shqiptar.

Avokatja e tij mbrojtjes Laura Bertinotti kishte kërkuar lirimin duke thënë se i riu shqiptar e sulmoi pensionistin në kushtet legjitime të vetëmbrojtjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne