A e ka radhën Meka pas Jeruzalemit?

nga Saadet Oruç.

Mbrojtja e Jeruzalemit është njëkohësisht mbrojtje e Mekës dhe e vlerave islame

Në mes të kaosit pas vendimit provokues të bërë nga presidenti i Amerikës Donald Trump për Jeruzalemin, orvajtjet për zgjerimin e zonës dominuese të Izraelit janë bërë më të qarta. Një artikull i kohëve të fundit i të përditshmes izraelite Haaretz ishte diçka më shumë se një pjesë gazetareske ose intelektuale. Në artikull u përmend përmbledhja e një raporti mbi një studim arkeologjik të kryer nga ekipet saudite dhe franceze në vitin 2014 në rajonet jugore të Arabisë Saudite i cili synonte që të konfirmonte rrënjët e hebraizmit në Arabinë Saudite.

Tani që Trumpi deklaroi se SHBA do të transferojë ambasadën në Tel Aviv dhe njoftoi për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit, duke shkelur qartë marrëveshjet ndërkombëtare dhe duke shkelur qartë ndjeshmëritë fetare dhe kulturore, po merren hapa në kuadrin e diplomacisë publike për opinionin botëror.

Duke marrë parasysh se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman është shumë i prirur për të përmirësuar mardhëniet mes Arabisë Saudite dhe shtetit hebre, artikulli i Haaretzit përpiqet të zbulojë te ashtëquajturat rrënjët çifute në zemrën e tokës së shenjtë islame.

Studimi arkeologjik i përmendur në raportin e Haaretz i quajtur “Para islamit: Kur Arabia Saudite ishte një mbretëri çifute”, bëri çështë e mundur për të bindur opinionin që “shkrimi më i vjetër arab, 470 vjet para krishtit i zbuluar në Arabinë Saudite, të shkaktonte shtangie dhe habi, duke i dhënë atij natyrë të krishterë dhe çifute.

Studimi arkeologjik i ekspeditës saudito-franceze u konsiderua një turp për disa pasi u duk qartë si një lëvizje për të ulur ndjeshmërinë myslimane dhe madje edhe saktësinë e historisë islame, tha raporti.

Kështu që a është e mundëshme që Izraeli të dominojë botën islame duke argumentuar superioritetin çifut në të gjitha anët e botës islame? Duke filluar madje edhe me Mekën apo Medinen? Meqë kjo pyetje është më domethënëse në mes të kaosit të vazhdueshëm të Jerusalemit, alternativa e vetme për botën myslimane është të jetë në dijeni të qëllimit të vërtetë të shtetit hebre.

Rruga për në Mekë dhe Medinë fillon nga Jeruzalemi

Duke marrë parasysh hapat e fundit të marra nga princi i kurorës saudite përballë Izraelit, hapa të cilat u planifikuan drejtpërsëdrejti nga këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kutchner, dhëndri i Trampit, i cili harton linjat e politikave të Trampit në Lindjen e Mesme, bota myslimane duhet të marrë përgjegjësinë për qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës.

Mbrojtja e Jeruzalemit është njëkohësisht mbrojtje e Mekës dhe e vlerave dhe parimeve të Islamit./dailysabah/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne