Shqiperia

E konfirmon LSI: Në zgjedhjet lokale do të jemi në aleancë me PD-në

Monika Kryemadhi ka lajmeruar sot ne nje takim me strukturat e LSI-së në Tirane, se opozita do te dale me nje kandidatë te perbashket ne zgjedhjet lokale.

“Opozita e bashkuar do të dalë bashkë në zgjedhjet e ardhshme e as që po punon për të gjetur kandidatin fitues per bashkine e Tiranes, por e rendësishme platforma jonë e përbashkët për uljen e taksave qe jane cdo dite e me shume qe i marrin frymen shqiptareve, uljen e varfërisë dhe ofrimin en një shërbimi me cilësi më të lartë”, deklaroi Kryemadhi.

“Do evidentojnë cdo socialist të zhgënjyer nga rilindja dhe do bashkojmë forcat progresive të gjitha strukturat qofshin politke ose jo, në qendrat e votimit për të ngritur barrikadat e protestës dhe revoltës ndaj uzurpimit të rilindjes që i ka bërë qytetit të Tiranës”, tha kreu i LSI.

OPINIONE

INTERVISTA