E konfirmon Taulant Balla: Bandat e Elbasanit drejtohen nga politika

Duke vënë në punë parimin se “mbrojtja më e mirë është sulmi”,  Taulant Balla doli në foltoren e Kuvendit gati për t’ia kaluar opozitës peshën e rëndë të bashëpunimit me bandat në Elbasan. Por me deklaratat e tij, Balla konfirmoi edhe njëherë se bandat në atë qytet kanë pasur dhe kanë mbështetje politike, nëse arijnë deri në pikën që t’i fusin frikën policisë.
“Ku është llogjika që ne i kemi dhënë mbështetje dy bandave dhe i kemi vënë të dyja të zihen? Ju bëni mirë të mos përziheni as me njërën as me tjetrën palë. Papërgjegjshmëria juaj për të mbajtur anë në konflikt është e papranueshme. Aksioni i policisë ka nisur që nga 2005, atëherë kur u ngjiz konflikti” u shpreh Taulant Balla që dashje pa dashje pranoi se nëse njërën bandë e mbështet Partia Demokratike, tjetra i mbetet Partisë Socialiste.
Vetë Balla ka qenë drejtues politik i fushatës së Partisë Socialiste në Elbasan, për zgjedhjet e 25 Qershorit./Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne