Shqiperia

E konfirmuar, Visho Ajazi dorëzon dorëheqjen tek Presidenti Ilir Meta

Burime nga Kryeministria dhe Presidenca, konfirmojnë se të premten ka dhënë dorëheqjen në mënyrë përfundimtare, shefi i SHISH-it, Visho Ajazi.

Ndërsa për Kryeministrinë ka qenë një akt, që pritej dhe kërkohej me ngulm, për Presidencën rezulton një surprizë.

Po të njejtat burime mendojnë se dorëheqja vjen pas presionit të madh të Kryeministrit Rama ndaj shefit të SHISH-it, Visho Ajazi, presione që lidhen me investigimin dhe raportet që SHISH ka bërë për trafikun e drogës.

Kur të gjithë prisnin arrestimin e Tahirit pas përgjimeve të italianëve në lidhje me përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ka ardhur dorëzimi i Visho Ajazit.

Duket se për momentin janë në avantazh “Habilaj-Rama-Tahiri” dhe gazetarët e sponsorizuar direkt nga karteli i drogës.

Pas këtij lajmi, kryeministri Edi Rama është nisur drejt Presidencës, ku mësohet se do të takohet me kreun e shtetit Ilir Meta.

Qëllimi i takimit lidhet me dorëheqjen e Drejtorit të SHISH-it, Visho Ajazit, pikërisht në momentin kur në vend ka shpërthyer skandali i përgjimeve që e lidhin ish-ministrin e Ramës, Saimir Tahirin, me trafikun e drogës.

OPINIONE